Skënderbeu solidarizohet me familjet e prekura nga tërmeti

Solidariteti për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit ka qënë tepër i madh. Klubet sportive janë ato më aktive, ku të shumta kanë qënë donacionet e grumbulluara dhe të dërguara për familjet e prekura.

Skënderbeu është njëri prej tyre, me klubin korçar që ka vendosur të dhurojë të gjithë fitimet e ndeshjes së javës së 15-të ndaj Vllaznisë.

"Klubi i Futbollit “Skënderbeu” ka vendosur të dhurojë të gjitha fitimet e ndeshjes të javës së 15-të ndaj Vllaznisë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor.Bëjmë thirrje tifozavë bardhekuq dhe komunitetit sportdashës të ndihmojnë dhe kontribojnë sadopak për familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.

"Detajet e shitjes së biletave do të publikohen një moment të 2-të! Të gjithë bashkë #përShqipërinë," thuhet në njoftimin e klubit korçar.

Sfida mes Skënderbeut dhe Vllaznisë ishte programuar për tu luajtur më 4 dhjetor, por gjasat janë që të zhvillohet në një tjetër datë pas tërmetit të 26 nëntorit.


EMISIONET