Skauti italian në stadiumi, ndjek nga afër lojtarët shqiptarë?

Mbrëmja e 17 nëntorit 2019 do të mbahet mend gjatë nga tifozët shqiptarë. Futbolli vendas mori si "dhuratë" një stadium me kushtet bashkëkohore, si ai i "Air Albania Stadium".

Në stadiumin prej 21 700 vendesh, të pranishëm në shkallët e tij ishin shumë personalitete. Vëmendja ishte fokusuar te ndryshimi  që ka pësuar ish stadiumi legjendar "Qemal Stafa". Por, ky nuk ishte misioni i vetëm për të pranishmit.

Një mision special duket se ka pasur ish lojtari i Milanit, Christian Zaccardo. 37-vjeçari ishte prezent në shkallët e stadiumit kryeqytetas, diçka të cilën e ka konfirmuar në disa fotografi të postuara në rrjetet sociale.

Ende nuk dihet se kush ka qënë misioni i Zaccardo, por gjasat janë vëzhgimi i lojtarëve të rinj për shoqërinë që ai po bashkëpunon. Lojtarët shqiptarë duket se kanë tërhequr vëmendjen e ish mbrojtësit, që pavarësisht humbjes bënë një paraqitje dinjitoze përballë Francës.

EMISIONET