Skandaloze, ofendohet rëndë mamaja e lojtarit të njohur italian

Skandaloze, ofendohet rëndë mamaja e lojtarit të njohur italian

Në futbollin italian nuk ka qetësi! Pas koreve raciste ndaj Mario Balotellit, së fundmi një tjetër akt anormal ka shpërthyer në stadiumet përtej Adriatikut.

Në takimin Parma- Roma, e cila u fituan e rezultatin 2-0 nga vendasit janë dëgjuar koret ofenduese kundër mamasë së mesfushorit të verdhekuqve, Nicolo Zaniolo.Ishin minutat e fundit të takimit, kur mesfushori i ri i talentuar u rrëzua në zonë dhe pretendoi për një 11-metërsh, ndërsa tifozët filluan të këndojnë në kor “Mamaja e Zaniolos është një k..vë”.

Kjo nuk është hera e parë që Francesca Zaniolo bie pre e koreve ofenduese të tifozërive kundërshtare të Romës, pasi më herët të njëjtën gjë patën bërë edhe fansat e Lazios para një derbi roman.

EMISIONET