Skandali në "Feti Borova", Shqipërinë e mbajnë gjunjët vetën në të parën

Skandali në "Feti Borova", Shqipërinë e mbajnë

Skandali që ka përfshirë kombëtares shqiptare të basketbollit ku nuk lejohen të stërviten në ambjentet e pallatit të sportit "Feti Borova" duket se ka ndikuar edhe në ndeshjen e sotme, zhvilluar ndaj Danimarkës.

Kuqezinjtë janë mposhtur me rezultat të ngushtë, 95-73 nga nordikët, por nëse situata do të ishte më e qetë mund të kishim një tjetër tablo.

Dominimi i vendasve në "Ballerup Super Arena" u dallua në periodën e dytë, të cilën e fituan me shifrat 23-14. Ndërkaq, perioda e parë ishte mbyllur në barazim 22-22, duke treguar forcën e gjunjëve të kuqezinjve. .

Dy periodat e tjera folën për danezët, që fituan 23-17 dhe 27-20 e gjithë takimin, 95-73. Kjo ishte ndeshje e dytë eliminatore e Eurobasket 2019, me kuqezinjtë që kanë pësuar disfatë dhe ndaj Bjellorusisë, kundërshtari i raundit të tretë.


EMISIONET