Skandali i byzylykëve elektronikë, Gjykata: Prokuroria të nisë hetimet

Skandali i byzylykëve elektronikë, Gjykata: Prokuroria të

Gjykata e Tiranës ka urdhëruar rinisjen e hetimit për skandalin e byzylykëve elektronikë të mbikqyrjes së të dënuarve. Vendimi është dhënë të premten (29 dhjetor 2017) nga togat e zeza pas ankimit të paraqitur nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Kjo e fundit bëri padi në gjykatë menjëherë pasi mori dijeni për vendimin e prokurorisë së Tiranës e cila kishte vendosur mosfillimin e hetimeve për këtë çështje me argumentin se nuk ka vepër penale.

Gjykata e kryeqytetit pasi ka shqyrtuar padinë e ministrisë së Drejtësisë kundër vendimit të prokurorisë ka pranuar kërkesën e Elitda Gjonajt dhe ka urdhëruar organin e akuzës që të regjistrojë procedim penal dhe të rinisë hetimet për skandalin.

Kjo çështje është denoncuar fillimisht nga ish-ministri teknik i Drejtësisë Gazmend Bardhi i cili kërkoi hetim për zhdukjen e rreth 300 byzylykëve që kishin një vlerë prej 2 milionë euro të paguara nga buxheti i shtetit.

Pas denoncimit të Bardhit, një pjesë e byzylykëve u kthyen nga kompania e cila ofronte shërbimin, por nga kontrolli rezultoi se pajisjet ishin jashtë funksionit, duke i bërë kështu të papërdorshëm në përdorimin e tyre tek të dënuarit e vendosur në mbikqyrje elektronike.

Pas vendimit të prokurorisë ministrja Gjonaj deklaroi dy ditë më parë se beson në ekzistencën e provave të cilat flasin për shkelje. Gjonaj kërkoi që për këtë çështje drejtësia të veprojë dhe të vendosë përpara ligjit përgjegjësit.

Sipas legjislacionit në fuqi por edhe bazuar në kontratën e ministrisë së drejtësisë me dy kompanitë private, 300 byzylykët elektronikë duhej të ishin dorëzuar tekShërbimi i Provës dhe të ishin marrë në dorëzim pas konfirmimit se funksionalë për tu përdorur tek personat e dënuar që lihen në mbikqyrje elektronike

EMISIONET