Skandal/ Arbitri nxjerr pistoletën nga brezi dhe kërcënon tifozët

Skandal/ Arbitri nxjerr pistoletën nga brezi dhe kërcënon

Përdorimi i armëve në fushat e futbollit është kthyer në një modë. Pas Greqisë dhe Meksikës, një tjetër episod na vjen nga Brazili.

Gjithçka ndodhi në një ndeshje të futbollit amator, ku gjyqtari kryesor nxori një armë tip pistoletë pas revoltës së tifozëve të një prej skuadrave.

Gabriel Murta Barbosa Maciel, polic profesionist dhe anëtar i Federatës së Futbollit të të rinjve përdori pistoletën për të ulur gjakrat. Për fatin e mirë, gjithçka kaloi normalisht, me Maciel që pas këtij skandali rrezikon seriozisht lirinë.


EMISIONET