S'ka kushte higjieno-sanitare, nxënësit e shkollës "At Gjon Karma" bojkotojnë mësimin

Javën e nisën me protesta dhe jo në mësim siç ndodh normalisht. Rreth 400 nxënës të shkollës së mesme të bashkuar “At Gjon Karma” Gur i Zi vendosen të reagojnë në këtë formë për mosplotësimin e kushteve nga ana e bashkisë Shkodër. Shkolla nuk ka energji elektrike, mungojnë ambientet sportive, si dhe kushtet higjeno – sanitare lënë për të dëshiruar.

Do ti shkojnë deri në fund kësaj rezistence, duke deklaruar se do të bojkotojnë plotësisht mësimin. Krah tyre ishin edhe prindërit që paralajmëruan madje përshkallëzim të reagimit, me bllokim të aksit Shkoder- Mjede.

Por një panoramë tjetër mundohet të japë administratori Pjerin Marku, që situatën nuk e quan alarmante, siç e bëjnë nxënësit që çdo ditë frekuentojnë këtë shkollë.

Me fillim të vitit shkollor bashkia Shkodër në njoftimin e saj tha se po ndërhyn në këndin sportiv, por deri me tani asgjë nuk është realizuar, ndonëse viti 2018 po mbyllet!

EMISIONET