Kjo është situata e në qarqet e Lezhës dhe Shkodrës pas reshje të rënda gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas burimeve për Ora News nivelet e ujërave në lumenjt Buna, Drin dhe Mat janë në kuota normale pasi nuk ka prurje.

Gjithashtu hidrovoret Velipojë, Cas, Balldren, Gryke Zezeë, Gocaj dhe Ishull Shëngjin janë në kuota normale dhe nuk paraqiten probleme.

Ndërsa hidrovori Tale është afër kuotës kritike (-1m). 

Edhe hidrovorët Shllinza dhe Droje janë në kuota kritike dhe po punohet me ngarkesë të plotë. Kjo për shkak të nivelit të lartë të reshjeve, ndërprerjes së energjisë elektrike  si pasojë e një defekti në nënstacionin Fushe Kuqe në orën 20.00 deri në orën 21.30, si dhe për shkak të dëmtimit të argjinaturës së kanalit të ujërave të larta në Kurbin.

Raportohet se po merren masa për riparimin e K.U.L Kurbin dhe po punohet me kapacitet të plote me 2 hidrovoret.

Sipas vlerësimit janë rreth 300 ha tokë të përmbytura në zonën e Gjormit.

Ndërsa niveli i reshjeve të rëna lëviz sipas zonave:

-Velipoje 100 mm

-Balldren 75 mm

-Lezhe ndermarrje 100 mm

-Tale 140 mm

-Adriatik 230 mm

/Ora News.tv/