“Situata do vazhdojë me javë,”, mjeku Kalo publikon imazhet sesi virusi dëmton mushkëritë

“Situata do vazhdojë me javë,”, mjeku Kalo publikon

Profesori Tritan Kalo, mjek në shërbimin infektiv në QSUT gjatë këtyre ditëve ku koronavirusi po përhapet gjithnjë e më shumë dhe paniku tek njerëzit është i madh, ka ndarë me të gjithë këshilla mjaft të vlefshme.

Së fundmi ai ka bërë një postim në “Facebook”, ku i bën thirrje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi sese kjo situatë do vazhdoje disa javë dhe se çdo sistem shëndetësor ka limitin e tij, prandaj duke qëndruar në shtëpi ndihmoni duke mos e kapërcyer atë.

“VETËIZOLOHUNI…VETNDËRGJEGJËSOHUNI….PËRKUJDESUNI për veten tuaj….Në këto ditë të “luftës me Covid-19”, unë si mjek, si qytetar, si prind e si Shqiptar, në mes fotove të mëposhtme: 1- të udhëve të zbrazura, 2- të tre MANTELBARDHËVE në një pushim të shkurtër të kësaj beteje, dhe 3- të imazheve radiologjike të mushkërive të “dërmuara nga agresori tinzar e jetëmarrës” Sars-Cov-2, do të preferoja për të gjithë JU bashkëkombësit e mi, vetëm atë të parën….JANË vetëm pak shumë pak javë që DUHEN jetuar në kufizimin e jetës në shtëpi, për hir vetëm e vetëm të JETËS, të ardhmërisë sonë, të triumfit të së mirës ndaj të keqes…..Ju duam, POR duajeni edhe ju veten….Ju respektojmë, POR respektoheni edhe ju vetveten….Do përkujdesmi për ju në çdo çast, POR edhe ju duhet të kontribuoni me vetëizolimin tuaj dhe diferencimin social, që numuri i të sëmurëve në Shqipëri të mos njohë një rritje galopante sikundër po ndodh këto ditë në Itali, në Spanjë, në Iran, në Gjermani, në Francë e gjetkë…..Çdokush duhet ta ketë të qartë se, KAPACITETET e një Sistemi Shëndetsor në mbarë Botën ka limitet e veta….NA NDIHMONI QË TË MOS I KAPËRCEJMË ATO!!!!…Together we will win that War!!!”, shkruan mjeku.


EMISIONET