Sipërmarrësi italian u vra nga shqiptarët për 3000 euro
Dy vjet më parë, sipërmarrësi italian në fushën e bujqësisë Pasquale Guarino do të vritej nga dy shtetas shqiptarë për xhiron ditore prej 3000 eurosh.
I gjithë plani i grabitjes ishte mirëorganizuar nga punëtori i tij shqiptar që kishte punësuar në fermë.
Ngjarja u regjistrua pasditen e 23 shtatorit të 2015 në komunën Santa Maria Capua Vetere në provincën e Casertas, ku sipërmarrësi italian u qëllua për vdekje me tre plumba ndërsa vrasësit po tentonin ti grabisnin xhiron e përditshme të shitjes së prodhimeve bujqësore.
Pas më shumë se dy vitesh hetime, policia italiane ka mundur të vërë në pranga dy autorët e vrasjes së 56 vjeçarit.
Organizatori, Roland Turshilla do të arrestohej në tetor të 2017 në territorin italian.
Ndërkohë Argit Turshilla u arrestua sot në Dibër me akuzën e vrasjes dhe vjedhjes me armë me pasojë vdekjen e kryer në bashkëpunim.