Sigurimet me detyrim, Morina: Qytetarët do paguajnë vetëm 1 euro për m2

Sigurimet me detyrim, Morina: Qytetarët do paguajnë vetëm 1 euro

Kompanitë e sigurimeve kërkojnë që të zbatohet sa më parë nisma e sigurimit të banesave me detyrim. Presidenti i Eurosig Kadri Morina shprehet se kjo nuk është taksë pasi qytetarët do të paguajnë vetëm 1 euro për metër katror. 

Sipas Morinës aktualisht sigurimi i bizneseve dhe fermerëve në Shqipëri është pothuajse 0.

Morina: Ti për 1 euro për metër katror, për 50 euro që siguron shtëpinë merr 50 mijë euro tek unë. Si mund ta quash taksë kur merr mbrapsht 50 mijë euro. Niveli i sigurimit të biznesit të fermerëve është zero, përveç atyre bizneseve që kanë marrë kredi dhe u ka vënë kusht banka.

Morina shpjegon se me zgjerimin e gamës së sigurimeve kompanitë do të jenë në gjendje të marrin përsipër edhe sigurimin e banesave apo bizneseve që janë ndërtuar  jashtë kritereve.

Morina: Si mund të marrë unë një biznes buzë Vjosës, kur nuk sigurohet askush për pronën. Duke u futur në skemën e përgjithshme për sigurimin e pronës, për borën në Tropojë për përmbytjen në Sarandë, për djegien në Fier apo Lushnje, atëherë kompanitë e sigurimit janë të gatshme të marrin edhe në bazë risku sigurimet e tyre.

Ligji për sigurimin e detyrueshëm ka disa vite që diskutohet në Shqipëri.




EMISIONET