Si u zhdukën?! Sergio Ramos i befason të gjithë me veprimin e fundit

Ishte një nga njerëzit më me shumë tatuazhe, por tashmë ai është i pastër.

Po flasim për kapitenin e Realit të Madridit, Sergio Ramos, i cili i ka befasuar të gjithë. Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, mbrojtësi u shfaq pa asnjë tatuazh në shpinë.

Pamjet befasuan 35.3 milionë ndjekësit e tij pasi tatuazhet ishte bërë pjesë e imazhit të tij ikonik, me mbi 30 tatuazhe të ndryshme në të gjithë trupin.

Edhe në dasmën e tij të fundit me Pilar Rubio, çifti u bëri thirrje mysafirëve të kishin një tatuazh të njëbrirëshit. Nuk dihet ende nëse ky vendim është marrë edhe në jetën reale apo vetëm për çështje marketingu, pasi postimi u shoqërua me hashtagun "Jam i pastër".



EMISIONET