Shtyhet afati për dorëzimin e llogarive të biznesve në drejtorinë e Tatimeve. Drejtoria e Shërbimit të Tatimpaguesve deklaron se deri më tani kanë dorëzuar  të dhënat në mënyrë elektronike vetëm 35 mijë biznese nga 55 mijë në total. Administrata tatimore paralajmëron bizneset se do të përballen me penalitete nëse nuk hapin një llogari.

Shtyhet afati për dorëzimin e llogarive bankare pranë administratës tatimore për në datë 28 Tetor, pasi data 26 është ditë pushimi. Administrata Tatimore ka bërë me dije se këto të dhëna mund të dërgohen në mënyrë elektronike. Ndërkohë që deri më tani rezulton se vetëm 35 mijë biznese i kanë dorëzuar të dhënat në këtë mënyrë.

Çelmeta: Numri total i tatimpaguesve që duhet të plotësojnë këtë detyrim është 55 mijë, por aktualisht kanë paguar nëpërmjet modulit të deklarimit ektronik rreth 35 mijë tatimpagues dhe kemi ende 4 ditë për të përfunduar afati ligjor.

Sipas, Rezana Çelmetës dorëzimi i të dhënave të llogarive është detyrim ligjor dhe bizneset që nuk e zbatojnë rrezikojnë gjoba që shkojnë deri në 50 mijë lekë.

Çelmeta: Për tatimpaguesit që janë persona fizikë dhe e kanë detyrimin për ti paguar penaliteti është 25 mijë lekë të reja. Tatimpaguesit që janë organizata jofitimprurëse dhe të tjera të këtij lloji penaliteti është 37 mijë lekë të reja, ndërsa për tatimpaguesit, persona juridikë penaliteti është 50 mijë lekë të reja. Ky nuk është një penalitet që do të vendoset automatikisht nga sistemi, por do të vendoset nga inspektorët tatimorë.

Theksojmë se, përjashtohen nga detyrimi për të hapur dhe deklaruar të dhënat e llogarisë bankare në Administratën Tatimore, vetëm personat fizikë tregtarë aktualisht të regjistruar, të cilët nuk janë të regjistruar për tatimin mbi vlerën e shtuar.

/Ora News.tv/