Shteti me 12 milionë njerëz paska vetëm 4 ventilatore dhe 24 shtretër për pacientët me koronavirus

Shteti me 12 milionë njerëz paska vetëm 4 ventilatore dhe 24

Rastet e Covid-19 kanë kaluarr 2.2 milion në rang globale dhe vendet në mbarë botën po përpiqen të blejnë pajisje për shpëtimin e jetës.

Ekspertët paralajmërojnë se koronavirusi mund të shkatërrojë vendet që kanë mungesë të pajisjeve dhe infrastrukturës së kujdesit shëndetësor.

Për shembull, Sudani i Jugut ka vetëm katër ventilatorë dhe 24 shtretër të ICU për një popullsi prej 12 milion njerëz, sipas të dhënave nga Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC).

Do të thotë një ventilator për çdo tre milion njerëz.

Burkina Faso ka 11 ventilatorë, Sierra Leone 13 dhe Republika Qendrore e Afrikës 3, ndërsa Venezuela ka 84 shtretër të ICU për një popullsi prej 32 milion, dhe 90% e spitaleve përballen me mungesa të ilaçeve dhe furnizimeve kritike, thotë organizata joqeveritare.

Një rajon nën vëzhgim të ngushtë është Afrika, e cila ka regjistruar më shumë se 12.400 raste sipas OBSH.

Dr Matshidiso Moeti, drejtori rajonal për Afrikën në OBSH, tha se virusi "ka potencial jo vetëm që të shkaktojë mijëra vdekje, por gjithashtu edhe ekonominë.

Ka më pak se 2,000 ventilatorë funksionalë në 41 vende afrikane, sipas OBSH-së, ndërsa numri i përgjithshëm i shtretërve të njësive të kujdesit intensiv në dispozicion në 43 vende në kontinent është më pak se 5,000. I bie rreth pesë shtretër për 1 milion njerëz, krahasuar me 4,000 shtretër për 1 milion njerëz në Evropë, raportoi OBSH javën e kaluar.

EMISIONET