Tërheqja e ujit ka nxjerrë në pah përmasat e përmbytjes në Kurbin e Krujë. shumë shtëpi janë ende nën pushtetin e baltës, ndërsa banorët ankohen se vendorët nuk i kanë parë as ku po i kalojnë këto ditë të vështira. Dëme ka edhe në bujqësi e blegtori.

Këto pamje tregojnë pasojat që ka lënë përmbytja në shtëpinë e Pjetër Palukës në Murqin të Krujës.

Tre ditë pas vërshimit, ata ende nuk kanë arritur ta pastrojnë baltën që la pas.

Thonë askush nga bashkia nuk u ka shkuar për të evidentuar dëmet, ndërsa për kompensim janë mosbesues.

E marta ishte ditë e vështirë për këta banorë.

13 rrezikuan jetën dhe u evokuan nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

"E pamundur të shpëtonim ndonjë gjë sepse ishte e papritur. Kanë ardhur forcat e FNSH që në kanë nxjerrë"

Tërheqja e ujit po zbulon pasojat e përmbytjeve edhe në Kurbin.

Në shumë familje uji depërtoi në banesa duke ju dëmtuar orenditë shtëpiake, ndërsa dëme ka patur edhe në bujqësi e blegtori.

"Ka 6 vjet që ka përmbytje"

Kryebashkiaku e Kurbinit, Majlinda Cara, thotë se grupet e punës kanë nisur verifikimin e dëmeve, ndërsa ka garantuar ndërhyrje të plotë për të parandaluar përmbytjet.

Majlinda Cara: Është marrë nga bashkia, nga qeveria që të bëhet ndërhyrja dhe kjo zonë të shpëtojë njëherë e mirë nga përmbytjet.

Gjok Jaku: Për fat të mirë nuk kemi pasur situatë për jetën e njerëzve, por dëmtime në orendi dhe banesa.

Ndërkohë për familjet e prekura nga përmbytjet u shpërndanë pako ushqimore, të cilat erdhën si kontribut i policisë së shtetit.

Vërshimi i ujit i kanalit të ujërave të larta përmbyti 40 banesa në Kurbin si dhe dhjetëra hektarë tokë bujqësore, ndërsa dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme.

/Ora News.tv/