Autoritetet policore italiane kanë arrestuar në Romë shtetasen shqiptare me inicilaet H.A 36 vjeç me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Pas një kontrolli në banesën e saj janë gjetur 7 kg heroinë e konfeksionuar në 13 pako , para kesh e istrumentet për përgatitjen e dozave të drogës.

Arrestimi i shqiptares erdhi pas një aktiviteti investigativ në terren, ku prej disa kohësh investigatorët italianë kishin nuhatur lëvizje anomale nga apartamenti ku banonte shtetasja shqiptare. Forcat e rendit kanë ndaluar 36 vjeçaren shqiptare  mëngjesin e ditës së martë, 22 tetor 2019, pasi kishte kaluar tërë natën jashtë.

Në çantën e saj janë gjetur 3 aparate celulari,  e mbi 170 euro para të thata. Kontrolli në banesë ka zbuluar sasinë e heroinës e fshehur në një valixhe të vogël. Ndaj H.A është lëshuar urdhëri i arrestimit me burg.

/Ora News.tv/