Itali, shqiptari vritet pas darkës me miqtë, identifikohet autori

Itali, shqiptari vritet pas darkës me miqtë, identifikohet autori

Një shqiptar 22 vjeçar është vrarë gjatë natës së shkuar në qëndrën e komunës Sinalunga në provincën e Sienës.  

Viktima është qëlluar me armë zjarri në portën e një banese ku ishte i ftuar për të darkuar me disa miq të tij.

22 vjecari ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

Rreth orës 3 të natës policia italiane ka arrestuar autorin e këtij krimi, një 34 vjecar italian me origjinë nga rajoni i Sardenjës por banues në provincën e Arezzos.  

Vrasja ka qënë e qëllimshme. Pasditen e sotme u identifikua dhe autori. Ai është italiani Giiulio S 45 vjec banues në  Arezzo , me profesion blegtor.

Mediat lokale italiane flasin se ndoshta motivi i kësaj vrasje është një larje hesapesh të lidhura me trafikun e drogës.

Policia italiane ende nuk ka një komunikim zyrtar mbi ngjarjen.

EMISIONET