Shqiptari kapet me kokainë e një shumë të madhe eurosh në trup

Një 35 vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e karabinierëve në Macerata, pasi ju gjetën rreth 400 gram drogë, përfshirë kokainë dhe hashash.

Përveç lëndës narkotike, shqiptarit ju gjetën edhe një sasi e madhe parash gjatë kontrollit personal.

Mediat lokale italiane shkruajnë se atij ju gjetën rreth 12 mijë euro si dhe substanca dhe materiale për paketimin e drogës. 35 vjeçari është dërguar në burgun Montacuto.

EMISIONET