Shqiptari dhe marokeni kapen me kokainë, ja vlera marramendëse që do fitohej nëse dilte në treg

Shqiptari dhe marokeni kapen me kokainë, ja vlera marramendëse që

Policia e Reggio Emili arrestoi dy persona në Modena, duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme kokaine dhe hashashi.

Aksioni u zhvillua të martën në mëngjes, kur policia filloi të vëzhgonte një shtëpi në zonën e Via Fossamonda.

Agjentët e policisë vunë re një makinë që mbërriti aty pranë dhe pronari i shtëpisë duke biseduar me shoferin i dha diçka.

Në atë moment ndërhyri policia, e cila bllokoi makinën, që drejtohej nga një shtetas shqiptar, Redjan Plaka 25-vjeç dhe pastaj bëri edhe një kontroll në apartament.

Një nga qeset përmbante kokainë, ndërsa tjetra ishte hapur dhe njeriu po priste ta paketonte atë.

Gjithashtu kontrolli në shtëpi çoi në gjetjen e dy kilogramëve të hashash.

Në apartament ishte shtetasi Haddi Mounir, i lindur Marok, 44 vjeç.

Plaka u dërgua në polici dhe nëpërmjet analizës së dëshmisë së tij u gjet një vend sekret, ku më shumë se 1 kilogram kokainë dhe të paktën 40 mijë euro në para të gatshme.

Policia bën me dije se nëse kokaina do të dilte në treg do kapte vlerën e të paktën e 300, apo 400 mijë eurove, ndërsa rreth 10 mijë euro është vlera e hashashit.

Të rinjtë janë dërguar në burgun e Modenas.

EMISIONET