Një 43 vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët nën akuzën e shitjes së kokainës. 

Mediat lokale italiane shkruajnë se shqiptari jetonte në Monterotondo në qarkun e Romës. Ai është arrestuar në momentin që po negocionte çmimin me një klient për disa doza kokainë. 

Në shtëpinë e tij, karabinierët kanë konfiskuar dhjetëra doza kokainë, një peshore elektronike dhe 1 400 euro.

/Ora News.tv/