Shqiptari aksidentohet për vdekje në Itali

Shqiptari aksidentohet për vdekje në Itali

Një shqiptar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor mbrëmjen e 7 nëntorit në vendin fqinj, Itali.

Viktima është shtetasi me iniciale T.A, 65 vjeç, i cili u përplas për vdekje teksa ecte përgjatë Montalbano Jonico, në provincën e Matera.

Mediat italiane shkruajnë se burri u godit nga një mjet tip Mercedez, drejtuar nga një person banues në zonë. Përplasja i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Viktima po ecte në këmbë përgjatë autostradës "Strada Statale 106 Jonica".

EMISIONET