Shqiptarët, rekord në burgjet italiane

Shqiptarët, rekord në burgjet italiane

"Burgjet italiane janë të mbipopulluara, kushtet në to nuk respektojnë normat europiane, ka një shtim të numrit të të burgosurve me shtetësi të huaj mes të cilëve mjaft shqiptarë, si dhe është rritur numri i vetëvrasje në to".

Kjo është fotografia e përgjithshme e raportit vjetor mbi situatën në burgjet italiane përgjatë vitit 2018, i cili hartohet çdo vit nga organizata italiane politiko-sociale për të drejtat e garancitë e sistemit penal në Itali, "Antigona" nën autorizimin e Departametit të Administratës së burgjeve në Ministrinë e Brendshme, e ku marrin pjesë magjistratë, studiues, parlamentarë, operatorë të burgjeve dhe qytetarë të thjeshtë.

Studimi ka vërtetuar se numri i të burgosurve në Itali ka kapërcyer 60 mijë persona, me një shtim prej 2500 të burgosur në krahasim me vitin 2017,  shifër kjo që nuk kapërcehej prej 5 viteve të fundit.

Kapaciteti i përgjithshëm i burgjeve në Itali është rreth 50 500 vende dhe aktualisht janë rreth 10 mijë të burgosur më shumë në këto struktura, e me një koefiçient popullimi prej 118.6%.

Mjaft i lartë është numri i të burgosurve të huaj që janë rreth 20 306, mes të cilëve mjaft shqiptarë.

Të burgosurit shqiptarë në burgjet italiane janë 2579, 33 prej të cilëve femra. Numri i tyre është mjaft pranë të bugosurve rumunë që janë 2589 dhe renditen pas atyre marokenë që janë në vendin e parë me 3722 të burgosur.

Në raport me numrin e përgjithshëm të komuniteteve të huaja në Itali, numri i të burgosurve shqiptarë është mjaft i lartë.

Në Itali jetojnë rreth 1 milionë e 190 mijë shtetas rumunë dhe numri i të burgosurve nga ky komunitet është 2589, kundrejt rreth 440 mijë emigranë shqiptarë ku numri i të burgosurve është 2579.

Viti 2018 ka shënuar dhe një rritje të vetëvrasjeve në burgjet italiane. Në çdo 900 të burgosur, një prej tyre ëshë vetëvrarë e ky koefiçient është 20 herë më i lartë se ai në jetën e lirë.

Prej vitti 2011 në burgjet italiane nuk regjistrohej një numr kaq i lartë vetëvrasjesh.

"Parandalimi i vetëvrasjeve në burgje, shkruan Presidenti i organizatës "Antigone", duhet të lidhet me cilësinë e jetës brenda burgjeve, kushteve të izolimit, vetmisë e lidhjes me të afërmit jashtë!

Sa i takon kushteve në burgjet italiane, ky studim shfaq problematikën e mos respektimit të normave europiane.

Në 20% të rasteve në qelitë e burgjeve nuk respektohet sipërfaqja prej 3 metra katror të detyrueshme për çdo të burgosur.

Në 36% të rasteve nuk ka ujë të ngrohtë dhe në mbi 56 % të rasteve nuk ka dush.

Problematika shfaq dhe numri i reduktuar i punonjësve në burgje, mungesa e formimit profesional të të burgosurve dhe punësimi i tyre.

EMISIONET