Shqiptarët marrin kontrollin e kokainës në Britani

Bandat shqiptarë kanë marrë kontrollin e tregut të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar duke imituar "modelin Amazon" të përdorimit të fitimeve, duke ofruar produkt me cilësi të lartë dhe me çmimin më të ulët të mundshëm.

Tony Saggers, ish-kreu i antidrogës në Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA), tha se suksesi i jashtëzakonshëm i kriminelëve të Ballkanit në Britani nënkuptonte se çmimi i kokainës ishte ulur me një të tretën në 5 vjet, pra  në 30 mijë paund për kilogramë, raporton “The Sunday Times”

Në një konferencë, ai tha se shqiptarët kanë zhdukur rivalët për një arsye shumë të thjeshtë: Ata kanë krijuar marrëdhënie direkte në Amerikën Latine, rajoni ku prodhohet më së shumti kokaina në botë.

EMISIONET