Edhe pse numri i shqiptarëve që kërkojnë ndihmën e psikologut është i lartë, sërish ka një tkurrje nga vetë qytetarët.

 Ata duan të marrin ndihmë psikologjike, por duan dhe që kjo konsultë të mbetet e fshehtë për shkak të paragjykimeve. Të ftuar në Emisionin “Ditë e Re”, psikologia Aurela Agalliu, dhe psikiatri, Sadik Lala kanë biseduar mbi raportin që kanë shqiptarët me psikologun.  

Sipas psikiatrit Lala, në bazë të një studimi të mëparshëm  numri i viktimave nga vetëflijimet në një vit ka qënë gati 200 persona. Ata vunë theksin se shumë qytetarë  edhe pse kanë nevojë për ndihmë nuk shkojnë të psikologu, me frikën se do quhen të çmëndur.

/Ora News.tv/