Shqipëriaqëduam.al, Rama: Me një klik gjeni një mik, që zgjidh hall dhe s'kërkon lek

Kryeministri, Edi Rama, ka ftuar sërish qytetarët që ti drejtohet platformës së bashkëqeverisje  për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Duke e cilësuar një procedurë të thjeshtë me vetëm një klikim, Rama tha se aty mund të gjeni një mik që i jep zgjidhje hallit tuaj dhe jo miq që të marrin lek dhe nuk të mbarojnë punë.

Rama: Nuk kuptohet se në fakt platforma është pjesë e mekanizmit të administratës, është administrata që vihet në lëvizje përmes platformës dhe se platforma është një armë shumë efikase kundër korrupsionit.

Kjo është Shqipëriaqëduam.al, me një klik gjeni një mik. Meqë shqiptarët vdesin për të gjetur një mik. Me një klik gjeni mik dhe mik tamam, mik që të zgjidh problemin dhe jo mik që të thotë po dhe nuk ta bën apo mik që të kërkon lek.

EMISIONET