Shqipëria U-17 nuk njeh rival, i mjafton një minutë për të mposhtur Ukrainën

Shqipëria U-17 nuk njeh rival, i mjafton një minutë për

Kombëtarja Shqiptare, U-17 e drejtuar nga Elvin Beqiri duket se ia ka marrë dorën kundërshtarëve të turneut, "Mercedez Benz Aegean Cup". Pasi mposhti Maqedoninë e Veriut me rezultatin 1-0, kuqezinjtë e vegjël mposhtën me të njëjta shifra Ukrainën.

Ndeshja ndaj Ukrainës ka filluar menjëherë me gol, pasi në minutën e parë të lojës sulmuesi Neziri ka kaluar në avantazh kuqezinjtë.

Pas golit të Nezirit skuadra ka vazhduar lojën sulmuese, duke kërkuar me ngulm edhe golin e dytë dhe të sigurisë, me ukrainasit që kanë vuajtur superioritetin në lojë të skuadrës së Beqirit, i cili e kishte rreshtuar skuadrën me skemën 3-4-3, duke kërkuar maksimumin nga skuadra e tij.

Shqipëria do e përmbyllë fazën në grupe të këtij turneu ditën e dielë, datë 19 Janar, me ndeshjen ndaj Koresë së Jugut, e cila ndodhet në të njëjtën kuotë pikësh me kuqezinjtë, 6. Në datë 21 janar do të zhvillohen ndeshjet për vendin e 7-të, vendin e 5-të, vendin e tretë dhe finalja e madhe për të shpallur fituesin e turneut.

EMISIONET