Shqipëria U-17 humbet ndeshjen e parë të turneut “UEFA Development Tournament”

Shqipëria U-17 humbet ndeshjen e parë të turneut “UEFA

Përfaqësuesja e Shqipërisë U-17 ka humbur në ndeshjen e parë të turneut “UEFA Development Tournament”, që u zhvillua ditën e sotme në Maltë, ndaj vendasve me rezultatin 2-0. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri, Elvin Beqiri nuk kanë mundur të marrin një rezultat pozitiv përballë vëndasve maltezë, ku po zhvillohet ky turne, që do të vijojë deri në datën 8 mars 2019.

Gjatë pjesës së parë, ekipi yne ka pasur disa mundësi por pa gjetur rrjetën e maltezëve, duke bërë që kjo pjesë e parë të mbyllet me rezultatin e bardhë , 0-0. Maltezët e kanë gjetur golin e parë në minutën e 52-të me anë të Briffa dhe në minutën e 62-të, Zammit ka dyfishuar rezultatin për ekipin e tij.

Shqipëria U-17 luajti me këtë formacion: Bokova, Mataj, Preka, Zalli, Ndoj, Filipi, Sula, Lusha, Fejzulla, Mitaj (c), Cereni.

Në dy takimet e radhës, kombëtarja kuqezi do të mas forcat me Skocinë dhe Danimarkën, përkatësisht me 6 dhe me 8 mars.

EMISIONET