Shqipëria pa ekonomi nëse nuk zhvillon industrinë

Shqipëria pa ekonomi nëse nuk zhvillon industrinë

Shqipëria ka pasur zhvillim "të qëndrueshëm” të ekonomisë, por përparimi afatgjatë rrezikon të mbeten i ulët, nëse nuk përmirësohet infrastruktura industriale dhe ulet varësia nga financimet e huaja.

Këto konkluzione janë paraqitur në raportin me titull: "Situata Ekonomike Botërore dhe Perspektiva" e paraqitur në hapje të Forumit të Davosit.

Raporti thekson se Serbia, ekonomia më e madhe e rajonit, ka përfituar nga rritja e investimeve dhe prodhimet e larta në bujqësi dhe ndërtim.

Rritja ekonomike në Maqedoni filloi të dalë nga niveli zero që ishte vitin e fundit.

Një valë e madhe investimesh i dha hov rritjes ekonomike në Mal të Zi, por përfundimi i disa projekteve të infrastrukturës do të përmirësonte perspektivën e zhvillimit, thuhet në raportin e OKB-së.

Kombet e Bashkuara presin që rritja ekonomike globale të mbetet e qëndrueshme në 3.0 për qind këtë vit dhe në vitin 2020, pak më poshtë një niveli prej 3.1 për qind i vitit të kaluar.

Sfidë kryesore, vëren raporti, është objektivi i OKB-së për zhdukjen e varfërisë deri në vitin 2030, objektiv për të cilin, drejtori i divizionit për globalizim dhe strategjitë, i Konferencës së OKB-së për Tregtinë dhe Zhvillim Richard Kozul-Wright, tha se duhet "veprim i menjëhershëm politik".

"Rritja është e brishtë, mbeten pasiguri të mëdha, po shfaqen rreziqe, nuk jemi larguar ende nga pasojat që la kriza financiare e viteve 2008-2009, gjendja është ende e çrregullt," tha Kozul-Wright.

OKB-ja thekson në raport rreziqet që lidhen me ngadalësimin e rritjes ekonomike në Gjermani dhe në Kinë, sistemin bankar italian, daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian dhe mbifinancimi i ekonomisë botërore edhe një dekadë pas krizës financiare.

EMISIONET