"Shqipëria një nga klientët më të shpeshtë të Komisionit të Venecia-s”, Gjikondi: Turp i madh!

"Shqipëria një nga klientët më të shpeshtë

Juristja Brizinda Gjikondi e ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora tha se Shqipëria një nga klientët më të shpeshtë të Komisionit të Venecia-s dhe ky është turp i madh.

Gjikondi: Sa për Komisionin e Venecias që ne po e bëjmë sikur është Zeusi ne duhet të jemi dakord  të gjithë sepse e dimë si funksionon Shqipëria. Ne e dimë çfarë ka ndodhur, ne e dimë atë që ka ndodhur sipër dhe poshtë tavoline. Komisioni i Venecias është thjeshtë një organ këshillues. Zbërthen legjislacionin e shtetit në fjalë, madje është turp se Shqipëria është një nga klientët më të shpeshtë që shkon në komisionin e Venecias dhe ky është turp i madh. Shumë turp i madh.


EMISIONET