Shqipëria merr drejtimin e SEDM, Xhaçka: Dyer të hapura për një rajon më të sigurt

Shqipëria merr drejtimin e SEDM, Xhaçka: Dyer të hapura

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, deklaroi para përfaqësuesve të Komitetit Drejtues Politiko-Ushtarak se politika e dyerve të hapura forcon sigurinë rajonale dhe  atë ndërkombëtare. Në mbledhjen e mbajtur në kryeqytet, Xhaçka nënvizoi rolin e Shqipërisë në integrimin euro - atlantik tëvendeve të rajonit.

Në mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues Politiko-Ushtarak, që u mbajt në Tiranë, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka foli për një politikë me dyer të hapura, që do t’i japë më shumë siguri rajonit. Takimi vjen vetëm pak ditë pasi Shqipëria mori drejtimin e SEDM-së.

 “Politika e dyerve të hapura do t’i japë një frymëmarrje të re nismave rajonale. Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor janë tregues i mirë se si ky bashkëpunim, me përfshirjen e NATO dhe Bashkimit Europian mund të ndikojë në stabilitet dhe ndërtimin e shoqërive moderne e paqësore. Është koha e duhur, që të njëjtën mundësi ta shtrijmë edhe në vende të tjera aspiruese në rajon, për të forcuar kështu sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Xhaçka.

Por Shqipëria këtë vit është në krye edhe të një tjetër nisme rajonale, Ministerialit të Kartës  SHBA - Adriatik  apo siç njihet ndryshe A5.

Fokusi do të jetë forcimi i mëtejshëm i koordinimit dhe mbështetjes reciproke, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara, në luftën aktive dhe me efektivitet kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

EMISIONET