Shqipëria ende nën flamujt e melankolisë

Shqipëria ende nën flamujt e melankolisë

Si sot 81 vjet më parë, u largua nga jeta, poeti dhimbjes dhe I revoltês ndaj padrejtësive. Poeti i parê i vargut të thyer, themeluesi i poezisë moderne shqiptare. Në moshen 27 vjeçare, moshe në të cilën Ai u largua nga jeta, Migjeni, pat krijuar atë pasuri vepre letrare qe ende pas 80 vjetēsh qëndron si pasuri e patundëshme në Pantheonin e letrave shqipe.

Nën Flamujt E Melankolisë

Në vendin tonë

kudo valojnë

flamujt e një melankolie

të trishtueshme…

…dhe askush s’mund të thotë

se këtu rron

një popull që ndërton

dicka të re.

Aty ketu nën hijet

e flamujve

mund të shifet

një mund, një perpjekje

e përmbi vdekje

për të pjellë dicka të madhe,

për të qitë në dritë një xhind!

Por,(o ironi)

nga ajo përpjekje lind

vetëm një mi.

Dhe kështu kjo komedi

na plas diellin e gazit,

n’sa prej marazit

pëlcasim.

Në prakun e cdo banese

ku ka ndonj shenj jetese

valon nga një flamur

melankolie te trishtueshme.

EMISIONET