Shqipëria e varur nga emigrimi, familjet sigurojnë ushqimet nga fëmijët jashtë

Shqipëria e varur nga emigrimi, familjet sigurojnë ushqimet nga

Shqipëria vazhdon të mbetet një shtet i varur nga dërgesat e emigrantëve, madje në strategjinë e qeverisë për Diasporën, pranohet se rënia e renitancave në vitin 2008 deri në vitin 2013 solli rritjen e varfërisë në vend.

Në të njëjtin dokument thuhet se vlera e renitancave shkon nga 9 deri në 15 përqind e të ardhurave për familjet në Shqipëri dhe me to sigurojnë ushqime, veshmbathje, ilaçe, apo përdoren për ndërtimin apo mobilimin e shtëpisë.

Kulmi it ë ardhurave prej emigrantëve arriti në vitin 2007 me 52 milionë euro me më shumë se 500 euro për banorë.

Një karakteristikë e emigrimit shqiptar ndër vite ka qenë niveli i lartë i profesionstëve të kualifikuar që janë larguar.

Në to u përfshin akademikë, individë të kualifikuar në fusha të ndryshme si dhe një numër i madh studentësh shqiptarë, që studiuan në universitete të huaja.

Thuajse 50 përqind e kërkuesve shkencorë, lektorëve dhe intelektualëve të vendit janë larguar nga Shqipëria prej vitit 1990, më shumë se 26.3 përqind e të cilëve emigruan në SHBA.

Ndërsa në fillim të viteve 2000, reth 60 përqind e të diplomuarve në perëndim ose ishin larguar nga vendi, ose nuk ishin kthyer pas diplomimit. 

Qeveria pranon se Shqipëria vazhdon të jetë burimi i emigracionit, por këtë e ndan në disa faza.

Së pari depërtimi i shqiptarëve nga Kosova në vitin 1910, kur autoritetet serbe dëbuan 120 mijë shqiptarë në Turqi. 

Vala e dytë ishte gajtë viteve 1926 deri në vitin 1938, ku rreth  400 mijë emigruan në Turqi, ndërsa e fundit ishte pas Luftës së Dytë Botërore, në vitet 1953 deri në vitin 1966 ku rreth 400 mijë shqiptarë u detyruan të emigronin në Turqi nga Kosova.

Pas vitit 1990, shqiptarët udhëtuan kryesisht drejt Italisë dhe Greqisë ku pranohet se jetojnë rreth 1.44 milionë shqiptarë.

Në fillim të viteve 2000 kishte emigruar pothuajse 25 përqind e të gjithë popullsisë ose më shumë se 30 përqind e krahut të punës.

Në raportin e Ministrisë së Diasporës citohen edhe raportet e INSTAT, sipas të cilave njerëzit emigrojnë kur i mungojnë burimet dhe mundësitë elementare për të përmbushur nevojat dhe aspiratat e tyre në atdhe.

Ndër faktorë përmenden ato ekonomik, siguria publike, mungesa e besimit tek institucionet por edhe gjakmarrja.

EMISIONET