Shqipëria dhe Maqedonia do të ngrenë një grup të përbashkët pune për të lehtësuar tregtinë midis dy vendeve.

Ministrja e Financave, Anila Denaj, priti në takim homologun maqedonas  me të cilin u ra dakort për  ngritjen e sporteleve “One Stop Shop" të cilat kanë në fokus zgjidhjen e problemeve të biznesit.

Një tjetër çështje e diskutuar mes dy ministrave ishte dhe ajo e investimeve të huaja, si dhe orientimin e politikave të përbashkëta për tërheqjen e tyre.



/Ora News.tv/