Shqipëri kryeson OSBE, Rama për skeptikët: Do zbatojmë angazhimet tona

Shqipëri kryeson OSBE, Rama për skeptikët: Do zbatojmë

OSBE në drejtimin e Presidencës së Shqipërisë do të jetë transparente dhe gjithpërfshirëse. Në takimin e parë në Vienë për 2020, në lidershipin e Kryeministrit, njëkohësisht Ministrit për Evropen dhe Punët e Jashtme, Edi Rama nënvizoi rëndësinë e kësaj përgjegjësie për vendin tonë.

Gjatë një konference me sekretarin e përgjithshëm të OSBE tha se Shqipëria do të zbatojë të gjitha angazhimet sa i takon kësaj organizate. Rama u shpreh se duhet të adaptojmë instrumentet në mënyrë që të përballohen sfidat.

Edi Rama: Prandaj kuptimi i qartë i të gjitha  intervenimeve ishte që përgatitjet janë të shkëlqyera dhe kjo është mjaft inkurajuese sepse sigurisht është legjitime të them që disa anëtarë edhe mund të kenë qenë pak skeptikë dhe më shumë se disa anëtarë në vendet e tyre kanë shprehur skepticizëm, për faktin sesa të gatshëm jemi ne për të përballuar këto detyra.

Kjo është ditë historike për Shqipërinë sepse është hera e parë në historinë e saj që Shqipëria ka një rol në skenën ndërkombëtare dhe sigurisht për çdo shqiptar e di rrugën ë gjatë që na duhet për të arritur deri këtu. Kjo është një arsye që ne të jemi krenarë.

"Të zbatojmë angazhimet tona së bashku". Kjo është motoja jonë dhe vendosmëria jonë. Sigurisht kjo do të thotë që të sigurojmë përputhshmëri të plotë me angazhimet e OSBE që janë zhvilluar në 45 vitet e fundit. Ne duhet të sigurohemi që akti final i Helsinkit  konsiderohet akoma mjaft i vlefshëm.

Ne duhet të adaptojmë instrumentet që të reflektojmë sfidat tona, duke pasur në mendje që mos zbatimi i parimeve të aktit të Helsinkit dëmton integritetin e OSBE sepse  mund të dobësojë demokracitë dhe mund të ngrejë rreziqe të papranueshme për shqiptarët.

Rama foli edhe për stabilitet përmes dialogut.

Edi Rama: OSBE është organizata më e madhe në botë për sigurinë rajonale. Forca e OSBE varet nga besimi dhe ky besim varet nga cilësia e dialogut.  Në fund cilësia e lirisë nuk varet sesa ne pajtohemi me njëri tjetrin, por nga mënyra që nuk pajtohemi nga njëri-tjetri. Prandaj ne do të bëjmë ç'ështe e mundur, të pranojmë marrëveshje dhe të krijojmë marrëveshje.

E pranon që jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe nga shtetet anëtare ka patur skepticizëm për marrjen e kësaj detyre nga ana e Shqipërisë.

Edi Rama: "Kur u themelua OSBE Shqipëria ishte e vetme, vërtet një Kore e Veriut e Europës. Nuk më pëlqente shumë OSBE, kur partia ime ishte në qeveri nuk më pëlqentë OSBE, më dukej shumë e ashpër, ndërsa në opozitë më dukej e butë."  

Zgjidhja e konfliktit në Ukrainë, lufta kundër krimit të ogranizuar dhe ndërtimi i stabilitet ndërmjet dialogut janë prioritete emergjente të punës së kësaj organizatë ndërkombëtare.

Edi Rama: “Kriza në Ukrainë e përreth saj mbetet sfida më e madhe e sigurisë në Europë. Çuarja përpara e ndërqeverisjes është një sfidë tjetër. Lufta kundër trafikimit të qënieve njerëzore është një prej fushave ku OSBE po bëhet lojtar global”

Edi Rama nuk harroi të merrte shembull kabinetin e tij për promovimin e grave në vendimmarrje, e cila është një nga sfidat e tij nën drejtimin e OSBE.

Në konferencën me gazetarët Edi Rama preferojë të flasë shqip si një mënyrë për të festuar për marrjen e presidencës së OSBE-së, ndërkohë që komentoi edhe deklaratën e Ajatollahu Ali Khamenei refuruar Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama gjatë kryesimit të OSBE vizitën e parë do të zhvillojë në Ukrainë dhe më pas në Rusi dhe SHBA.

EMISIONET