Shqetësimi i pedagogut: Rama për 3 muaj diktator, vende si Shqipëria mund të mos rikthehen në demokraci

Shqetësimi i pedagogut: Rama për 3 muaj diktator, vende si

Masat e marrë nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë shumë të forta, aq sa mund të konsiderohen diktatoriale.

Pedagogu Endri Shabani në një intervistë për edicionin e lajmeve në RTV Ora tha se Rama për tre muaj zyrtarisht është diktator, por sipas tij shqetësimi është se vende si Shqipëria mund të mos i rikthehen sërish demokracisë.

Endri Shabani: Nga të gjitha pikëpamjet Rama sot është diktator. Por shqetësimi është sa është kjo diktaturë e përkohshme. Rama e quan luftë, në fakt lufta në një mijë të këqijave e ka një të mirë. Ti e di fundin e luftës, me virusin nuk ja di dot fundin. Kjo periudhë mund të zgjasë edhe një vit. Ky është problemi i gjendjes së jashtëzakonshme. Ne momentalisht deri për tre muaj Rama do të jetë zyrtarisht diktator. Problemi është po nëse shtyhet ky afat?! Nëse vendet demokratike ja lejojnë vetën luksin që për një moment të caktuar kreu i ekzekutivit të marrë shumë pushtet për shkak të krizës dhe pastaj kanë elasticitetin të kthehen prap në demokraci, vende si ne mund të mos kthehemi më prapa në demokraci. E kam këtë shqetësim sepse vitin që vjen ne kemi zgjedhje. Nëse rreziku i virusit mund të  vazhdojë ne mund të mos kemi zgjedhje të mirëfillta. Ose do të shtyhen zgjedhjet siç janë shtyrë në shumë vende të tjera, ose nuk do të ketë fushatë zgjedhore. 

Sipas Shabanit, për aq kohë sa kryeministri Edi Rama është i vetmi autoritet që kontrollon informacionin për këtë virus, ne nuk do ta mbësojmë se kur do të mbarojë kjo luftë.

Endri Shabani: Nëse Rama javës që vjen shpall fitoren për virusin ne nuk kemi mundësi ta verifikojmë. Kufijtë sot janë të mbyllura dhe nuk shkojmë dot jashtë të bëjmë analiza. E vetmja alternativë për analiza private ishte spitali privat, që është kërcënuar me procedim penal, pra nuk bën më analiza. I vetmi autoritet që na tregon nëse kemi ose jo koronavirus është Rama. Në momentin që ai kontrollon informacione ne nuk e dimë më a mbaroi kjo luftë apo nuk mbaroi. Shtoi kësaj edhe krizën ekonomike  që do të pasojë e cila thellon edhe më tepër ndasinë sociale, kjo krizë dëmton njerëzit më të varfrit.

EMISIONET