Shpëtohet vogëlushja 2-vjeçare në Turqi, nxirret e gjallë nga rrënojat pas 24 orësh

Shpëtohet vogëlushja 2-vjeçare në Turqi, nxirret e

Ekipet e kërkim shpëtimit në Turqi kanë shpëtuar nga rrënojat në Elazig pas 24 orësh një vogëlushe 2 vjeçe e gjysmë.

Gjatë kërkimeve në ndërtesën e shembur, punonjësit e shpëtimit arritën të komunikojnë me ‘teknikën e galerisë‘ me një grua nën rrënoja. Ekipet kaluan menjëherë në veprim pasi dëgjuan zërin e një gruaje pas rreth 24 orëve. Ndërkohë dialogu mes personelit dhe gruas në pritje të shpëtimit ka shkaktuar emocione.

"Ndodhemi këtu, po vijmë. Do t‘ju shpëtojmë. Në rregull po vijmë, a më shikoni mua dhe dritën? Në rregull po vijmë. A është fëmija pranë jush? Në rregull po vijmë", ishin fjalët e shprehura nga ekipet, të cilave gruaja u përgjigj nga nën rrënoja: "Shpejt. Nuk mund të duroj më. Për hir të Allahut na shpëtoni. E shikoj dritën. Shikoni, jam duke tundur dorën time. Ju lutem shpejtoni", raporton agjencia e lajmeve Anadolu.

Vogëlushja e shpëtuar nga rrënojat u dërgua më pas në spital nga ekipet e emergjencës 112.

Ndërkohë vazhdojnë punimet për të shpëtuar edhe nënën.

Kujtojmë se nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi pjesën lindore të Turqisë humbën jetën 29 persona ndërsa rreth 1.500 të tjerë janë plagosur.

EMISIONET