Shpërthim me tritol në një lokal në qendër të Burrelit

Shpërthim me tritol në një lokal në qendër të

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në qendër të qytetit të Burrelit mbrëmjen e kësaj të diele (25 mars).

Shpërthimi u dëgjua në lagjen "Partizani, përballë shkollës "31 korriku" dhe dyshohet se ishte vendosur në lokalin e shtetasit me inciale S.L, 35 vjeç.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme në xhamat e disa banesave rreth zonës ku ndodhi ngjarja.

"Në  lagjen 'Partizani', Burrel,  në lokalin 'Bar-Kafe', të marrë me qera nga shtetasi S.L, 35 vjeç, banues në Burrel, dyshohet se nga  dritarja e tualetit të lokalit  është hedhur një sasi lëndë plasëse, e cila ka  shpërthyer. Nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar, vetëm dëme materiale", sqaroi policia. 

Ndërko janë duke u marrë në pyetje 3 persona që mund të kenë dijeni për këtë ngjarje.

Shërbimet e policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur disa pika kontrolli, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e ngjarjes.

EMISIONET