Shpërthim i fuqishëm në Suedi, raportohet për disa të plagosur

Shpërthim i fuqishëm në Suedi, raportohet për disa të

Mediat në Suedi raportojnë për një shpërthim të fuqishëm në perëndim të Stokholmit, ku raportohet se disa persona kanë mbetur të plagosur.

Policia ka marrë disa telefonata gjatë natës, nga persona të cilët kishin dëgjuar disa shpërthime, tha përfaqësuesi i policisë Fredrik Andersson.

Alarmet e para u dhanë rreth orës 01:10 pas mesnatës në zonën Vinsta të kryeqytetit suedez.

"Është një shpërthim që ka shkaktuar dëme materiale të makinave, shtëpive dhe ndërtesave të tjera" tha zyrtari i policisë Andersson.

Ai shtoi se ka edhe persona të lënduar, ndërsa banorët shfaqen të tronditur.

Zona është bllokuar, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, pasi ende nuk dihet se për çfarë shpërthimi bëhet fjalë.

EMISIONET