Të paktën 30 persona raportohen se kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një transformatori në orët e vona të së shtunës, në zonën Huntington Beach, të Kalifornisë.

Sikurse shkruajnë mediet e huaja ishte një shyfër energjie në brendësi të transformatorit, që bëri masë dhe la të paktën 30 të plagosur, mes tyre civilë dhe zjarrfikës.

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë momentin e shpërthimit të dytë, ku flakë të mëdha ngrihen në qiell.

/Ora News.tv/