"Shpërthen" Ronaldo: Ky është trajneri më i keq në botë!

"Shpërthen" Ronaldo: Ky është trajneri më i keq

Vite më parë ai ishte protagonist në fushën e blertë, ndërkohë që në edicionin e 21-t të Kupës së Botës ka menduar të bëhet protagonist përmes deklaratave.

Braziliani akuzoi personalisht trajnerin e Egjiptit, Hector Cuper që për mikrofonin e "SporTV" ka theksuar se argjentinasi është tekniku më i keq që ka pasur ndonjëherë në karrierën e tij.

"Historia ime në Inter përfundoi keq për shkak të tij. Ai vazhdoi të stërviti ata megjithëse, ndoshta ai ka agjentin më të mirë në botë. Unë u shërova dhe kam dashur të luaj, por marrëdhënia jonë nuk ishte e mirë. Unë shkova t'i kërkoj Presidentit Massimo Moratti të zgjedhë midis meje dhe atij. Në fund unë shkova për të luajtur për një ekip të mrekullueshëm si Real Madrid, por mund të them se Cuper ishte trajneri më i keq që kam pasur ndonjëherë në karrierën time".-përfundoi Ronaldo.

EMISIONET