Shpërthen depoja me raketa dhe municione

Shpërthen depoja me raketa dhe municione

Të paktën tre persona u plagosën të enjten nga një shpërthim në një depo të Ushtrisë së Pensilvanisë që mban raketa dhe municione.

Zyra e Emergjencave në Qarkun Franklin tha për Fox News se tre persona u transportuan për në spital, ndërsa nuk kishte kërcënim për publikun.

Incidenti ndodhi rreth orës 7:15 të mëngjesit në zonën industriale dhe sipas autoriteteve nuk ka lidhje me ndonjë sulm terrorist.  

Depoja është ndërtuar në 1942 dhe ka një sipërfaqe prej 18,000 hektarësh. Në të ka më shumë se 3,600 punonjës që ndihmojnë forcat amerikane dhe aleate dhe forcat e mbrojtjes raketore.

EMISIONET