Të paktën 10 persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gatimi. Ngjarja ndodhi në shtetin Uttar Pradesh në Indinë veriore.

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm u rrëzua edhe ndërtesa dykatëshe.

Grupet e shpëtimit po punojnë, pasi zyrtarët kanë frikë se numri i viktimave mund të rritet.

Fqinjët u thanë mediave lokale se ata dëgjuan një shpërthim të fuqishëm dhe ndërtesa u përfshi nga zjarri

Kryeministri i Uttar Pradesh, Yogi Adityanath tha se ka nisur një hetim në lidhje me incidentin.

/Ora News.tv/