Shpërthejnë 3 zarfe me eksploziv në Romë, plagosen 3 gra

Shpërthejnë 3 zarfe me eksploziv në Romë, plagosen 3 gra

Tre gra në Romë janë plagosur nga shpërthimi i 3 zarfeve me përmbajtje eksplozive që u janë dorëzuar në banesë e në qëndrën postare.

Dy prej rasteve janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën veriore të Romës në lagjen Balduina e Nuovo Salaria, ndërsa rasti i tretë është regjistruar një natë më parë, në qëndrën e shpërndajes së pakove në zyrën postare të Fiumicinos.

Tre gratë janë plagosur por nuk janë në gjëndje të rëndë.

Lidhur me këto ngjarje ka nisur një hetim nga autoritetet policore të Romës që po analizojnë substancat që përmbanin zarfet e mekanizmin që ka provokuar shpërthimin e tyre.

Mediat italiane informojnë se për momentin dihet se 3 zarfet janë identike gjë që supozon se janë përgatitur nga e njëjta dorë.

Kjo ngjarje ka provokuar në mbrëmjen e sotme reagime të politikës italiane të cilët kërkojnë që autoritetet policore të identifikojnë sa më shpejt autorët e këtij akti.

EMISIONET