Gjykata Supreme e Singaporit dënoi me vdekje javën e kaluar një trafikant droge. Seanca gjyqësore u zhvillua përmes një videokonference ditën e premte.

Punithan Genasan, 37 vjeç nga Malaysia u shpall fajtor për shpërndarjen e 28,5 gram heroin në vitin 2011.

Të gjitha seancat në Singapor janë kryer përmes videokonferencave që prej vendosjes së izolimit të vendit.

Gjykata thotë se ishte hera e parë që jepej një vendim me vdekje përmes videos.

Deri më tani në të gjithë vendin numërohen 29,364 të infektuar dhe 22 viktima.

/Ora News.tv/