Sipas treguesve ekonomikë të publikuar në dy muajt e fundit, ekonomia kineze po shpejton rimëkëmbjen. 

Në prill, vëllimi i prodhimit industrial kinez u shtua 3.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, eksporti u shtua 8.2% duke tejkaluar shumë parashikimin.

Fabrikat kineze kanë rifilluar prodhimin, jeta e kinezëve është normalizuar gradualisht. Gjatë pushimeve të "1 majit", krahinat e ndryshme kineze pritën 115 milionë turistë vendas.
Nga ana e faktorëve të prodhimit, baza dhe aftësia mbështetëse e sektorëve kinezë, kapitali njerëzor etj. mbajnë ende epërsinë, plus sistemin e përsosur të logjistikës e të transportit, mund të mbështetet rritja afatgjatë e ekonomisë kineze.

Njëkohësisht Kina po thellon vazhdimisht reformën dhe hapjen me botën e jashtme dhe nxit risi për të gjallëruar potencialin e rritjes ekonomike.

Prandaj bota vazhdon të ketë besim te tregu kinez. Sipas një raporti të Ministrisë së Industrisë e të Teknologjisë së Informacionit të Kinës, rreth 40% e ndërmarrjeve me investimet e huaja në Kinë u shprehën se do të shtojnë investimet.

Kina është vendi i parë në botë që përballoi epideminë COVID-19 dhe e para që rifilloi ekonominë.

Rimëkëmbja e ekonomisë kineze mund të japë kontribut për rimëkëmbjen e ekonomisë botërore. Profesori i Universitetit të Tetë të Parisit Pierre Picquart është i mendimit se hapja e dy sesioneve shënon rimëkëmbjen e ekonomisë kineze. Edhe profesori i Degës së Financës pranë Universitetit Durham të Britanisë Guo Jie u shpreh se vendimet e bëra në dy sesionet e Kinës do të përcaktojnë drejtimin e zhvillimit të ekonomisë kineze duke ushtruar ndikim mbi strukturën e ekonomisë botërore.

/Marre nga CRI/ 


/Ora News.tv/