Unaza e Re, Salillari fiton edhe tenderin “Shqiponja” pas ikjes së Qatos

Unaza e Re, Salillari fiton edhe tenderin “Shqiponja” pas ikjes

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fitues kompaninë “Salillari” reth një muaj pas vendimit të Komisionit të Prokurimeve Publike. Njoftimi është publikuar në Agjensinë e Prokurimeve Publike dhe tashmë pritet lidhja e kontratës me kompaninë fituese “Salillari”për të realizuar punimet e nënkalimit “Shqiponja” në Unazën e Madhe.

Kjo kompani ka ofruar 1.77 miliard lekë për ndërtimin e këtij segmenti nga 2.25 miliard lekë që ishte fondi limit. Komisioni i Prokurimeve Publike vendosi të rikthejë në garë kompaninë “Salillari” e cila ishte skualifikuar nga komisioni i vlerësimit të ofertave në Autoritetin Rrugor Shqiptar sepse nuk përmbushte kriteret.

Ky vendim erdhi menjëherë pas dorëheqjes së drejtores së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, nga detyra që ajo mbante. Në tenderin e dytë që u hap për ndërtimin e nënkalimit të Unazës së Re morën pjesë 8 kompani.

Tenderi për këtë lot është kthyer në qendër të akuzave dhe debateve për shkak të skandaleve të ndodhura. Pas emërimit të Belinda Ballukut në krye të Ministrisë së Financave, ndryshoi dhe projekti në sheshin "Shqiponja". Pavarësisht se ka një reduktim të sipërfaqes, apo dhe heqja dorë nga mbikalimi dhe vendosja e nënkalimit, fondi limit nuk ndryshoi. Tenderi i parë u fitua nga kompania fantazmë “Dh Albania” me një vlerë 20 milionë euro. Ndërkaq prej mëse një viti banorët e Unazës së Re janë në protestë duke kërkuar dëmshpërblimin për banesat që do tu shemben.

EMISIONET