Çmimi Nobel në Mjekësi shkoi për studiuesit e hipoksisë.

Çmimi shkoi për William Kaelin Jr, Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza për për zbulimet e tyre se si qelizat kuptojnë dhe përshtaten me nivelet e oksigjenit.

Qelizat e trupit tonë përdorin oksigjenin për ta kthyer ushqimin në energji të përdorshme.

Dhe treshja, britaniku Ratcliffe si edhe dy amerikanët Kaelin dhe Semenza zbuluan sesi qelizat përshtaten kur nivelet e oksigjenit bien.

Akademia Suedeze tha se gjetjet e tyre po ndihmojnë në trajtimet për aneminë dhe madje edhe për kancerin.

"Rëndësia themelore e oksigjenit është kuptuar me shekuj, por se si qelizat përshtaten me ndryshimet në nivelet e oksigjenit prej kohësh nuk dihej,"-tha Akademia Suedeze.

Sir Peter Ratcliffe punon në Institutin Francis Crick në Mbretërinë e Bashkuar, William Kaelin në Harvard në SHBA. dhe Gregg Semenza në Universitetin Johns Hopkins në SHBA.

Çmimet Nobel:

- E martë, 8 tetor shpallet Çmimi Nobel në Fizikë në orën lokale 11:45

- E mërkurë, 9 tetor shpallet Çmimi Nobel  në Kimi në oën lokale 11:45

- E enjte, 10 tetor shpallet Çmimi Nobel në Letërsi në orën lokale 13:00

- E premte, 11 tetor shpallet Çmimi Nobel për Paqen në orën lokale 11:00

- E hënë, 14 tetor shpallet Çmimi Nobel në Shkencat Ekonomike  në orën lokale 11:00.

/Ora News.tv/