Shokuese/ Vajza lë të ëmën e moshuar të vdesë mes jashtëqitjes së saj

Vajza e cila la nënën e saj të vdesë e mbuluar nga jashtëqitja e saj është dënuar me burg.

Emma-Jane Kurtz, 41 vjeçe, u shpall fajtore për neglizhencë me dashje ndaj nënës së saj.

E moshuara u gjet e vdekur në divan me të njëjtat rroba që kishte veshur 10 vjet më parë. Në gjyq u mësua se 79 vjeçarja ishte rrëzuar dhe për 5 ditë nuk ka mundur të ngrihet por të përpëlitet në divanin ku e moshuara nuk mund të lëvizte prej tij.   

Trupi i pajetë i Cecily Kurtz, 79 vjeçe u gjet në banesë në 2014, e mbuluar nga "koka tek këmbët" me jashtëqitjen e saj pat deklaruar atëherë policia, shkruan BBC

Ajo është dënuar me 2 vjet e gjysmë burg, por një pjesë e këtij dënimi do të konvertohet në shërbime komunitare.

41 vjeçarja ishte kualifikuar për t'u kujdesur për të moshuarat por në gjyq u tha se ajo mund të vuante nga autizmi dhe po i nënshtrohej terapisë. 

Prokurorja e çështjes tha se ishte një nga rastet më të rënda kur një vajzë nuk kujdeset për të ëmën e moshuar.  


EMISIONET