Një familje rezervoi pushimet e tyre të ëndërrave në Egjipt.

Ata paguan më shumë se 3,400 paund për pushimet 2-javore në Crystal Beach Aqua Park dhe Hotel në Hurghada, Egjipt.

Por kur turistët shkuan në Egjipt për t’u akomoduar në hotel, ata u përballën me një grumbull gërmadhash.

Mark Mold, 33 vjeç ishte ai që prenotoi pushimet, por fatkeqsisht hoteli ishte në proces shkatërrimi.

Më pas turistët u transferuan në një hotel të dytë, i cili u mori rreth 8,000 paund.

"Ishte një rrokullisje fatkeqësish, lotësh dhe sëmundjesh.Unë mendoj se të gjithë jemi ndjerë keq, sepse se na ishte shitur një ëndërr e shtrenjtë dhe na u shërbye një makth shkatërrues," tha Mark, një elektricist industrial.

Më tej ai vijoi duke thënë se "ishte mashtrim i një shkalle të madhe, nga një kompani e madhe, e cila qartësisht nuk ka moral. Siç mund ta vlerësoni, ishte një kohë e gjatë dhe ata mund të na kishin lajmëruar. Por kjo nuk ka ndodhur për shkak të neglizhencës”. 

Markut dhe gruas së tij Sarës, 50 vjeç, iu bashkuan shoqja më e mirë e Sarës Natalie Barnes, 40 vjeç, dhe fëmijët e saj Kyziah, 15 dhe 13-vjeçari Ty.

Ata zbritën në Egjipt, në 7 gusht me shpresën për të arritur në Crystal Beach Aqua Park dhe Hotel. Atyre madje u ishte shitur si një vendpushim me pesë yje.

/Ora News.tv/