Shoferi përplaset me raftin e librave në mes të autostradës

Shoferi përplaset me raftin e librave në mes të autostradës

Ky është momenti i çuditshëm kur një shofer përplaset me një raft librash në mes të autostradës.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Teksas. Shoferi Greg Beauregard po filmonte përgjatë një autostrade të San Antonios, kur papritmas dy automjete para tij ndryshuan papritur korsi, ndërsa ai vet u përplas me raftin e drurit që qëndronte në mes të rrugës.

Beauregard u kap në befasi dhe u përplas në mobilien, duke e bërë me copa atë përgjatë autostradës.

Përplasja ndodhi të premten rreth orës 3:20.

Beauregard ka ngarkuar videon të shtunën duke thënë: 'Duhet të kujdesemi për ato tavolina të egra që vrapojnë nëpër autostradat tona në San Antonio'.

Nuk është e qartë se si rafti me libra përfundoi në autostradë.

EMISIONET